Skuadra e FC Vushtrrisë ka zyrtarizuar afrimin e dy futbollistëve në repartin defensiv, duke forcuar radhët për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi ka bërë të ditur se Jon Miftari dhe Drin Bajraktari janë dy përforcimet më të reja. Miftari i bashkohet ekipit nga FC Feronikeli dhe luan si qendër-mbrojtës. Në karrierën e tij ai ka qenë edhe pjesë e FC KEK-ut.
Ndërkohë, Drin Bajraktari vjen në formë huazimi nga FC Prishtina. Ai luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe më parë ka qenë pjesë e FC Ferizajit dhe së fundi FC Ramiz Sadikut. Bajraktari është huazuar për pjesën e mbetur të stinorit vjeshtor, ndërsa në afatin e dimrit palët kanë të drejtë të ndajnë rrugët.
Ky është një hap tjetër i Vushtrrisë në ndërtimin e skuadrës për sfidat që e presin në kampionat dhe aspiratë kanë Superligën.