Kalo te përmbajtja
Wednesday, 24 June 2026
FC Ferizaj

Ferizaj përsërit rezultatin e Gjilanit ndaj skuadrës rumune Politehnica

Ferizaj ka barazuar 1:1 në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës rumune Politehnica Iași, e zhvilluar sot në Bansko të Bullgarisë, ku skuadra ferizajase po vijon fazën përgatitore para sezonit të ri.

Golin për Ferizajn e realizoi Fatjon Jusufi, i cili konkretizoi një nga rastet e krijuara nga skuadra gjatë ndeshjes.

Kjo ishte miqësorja e radhës për Politehnica Iași ndaj një ekipi kosovar, pasi edhe me Gjilanin kishte barazuar me të njëjtin rezultat 1:1, para dy ditësh.

Takimi ndaj ekipit rumun ishte një tjetër mundësi e mirë për trajnerin Arsim Abazi dhe lojtarët që të testojnë formën dhe harmoninë në skuadër para fillimit të edicionit të ri.

Ferizaj do të zhvillojë edhe miqësore tjera atje.

Ferizaj
Ferizaj