Feronikeli 74 në formë të frikshme – Shpresim Zogu: Synojmë ngjitjen, falënderim për Tigrat e Zi

Feronikeli 74 vazhdon serinë pozitive në Raiffeisen Ligën e Parë, duke marrë një tjetër fitore bindëse, këtë herë në transfertë ndaj Vjosës me rezultat 3-0.
Dy nga golat u shënuan nga sulmuesi në formë, Shpresim Zogu, i cili me këtë paraqitje barazon Vëllaznimin në krye të klasifikimit pas javës së 9-të.
Zogaj, 26-vjeçar me të kaluar te Drenasi, Vushtrria dhe Drenica, është kthyer në një nga pikat kyçe të Niklit. Deri tani ai ka realizuar 4 gola dhe 2 asistime, duke u shndërruar në liderin ofensiv të skuadrës.
Pas ndeshjes, Zogu u shpreh për Kërlaçkin :
“Po na ec mirë, jemi të kënaqur me ecurinë e ekipit. Jam I lumtur që po kontribuoj dhe besoj se do ta arrijmë qëllimin që kemi prej fillimit të sezonit. Për mua, më e rëndësishmja është suksesi i ekipit dhe fitorja e përbashkët. Kam besimin e trajnerit dhe të klubit, ndaj dua vetëm të vazhdoj me paraqitje të tilla. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët ‘Tigrat e Zi’, që janë gjithmonë pas nesh në çdo ndeshje.”


