FFK publikon orarin e ndeshjeve të xhiros së tretë, kryendeshja të hënën!

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së tretë në Superligë, që do të zhvillohen të dielën dhe të hënën.
Të dielën nga ora 16:30 do të luhen katër duele interesante: Gjilani pret në shtëpi skuadrën e Prishtinës, Malisheva përballet me Dukagjinin, Ferizaj sfidon Ballkanin, ndërsa Drenica do të ketë përballë Prishtinën e Re.
Xhiroja e tretë do të mbyllet të hënën, më 16:30, me përballjen derbi mes Llapit dhe Dritës, një ndeshje që pritet të tërheqë vëmendje të madhe nga adhuruesit e futbollit vendor.
Orari i plotë:


