
Gjithçka është gati për spektaklin final të Kupës së Botës për Klube, ku sot në MetLife Stadium të New Jerseyt, Chelsea dhe Paris Saint-Germain do të përplasen për trofeun më të ri të futbollit ndërkombëtar të klubeve.
Një finale historike që përmbyll edicionin e parë me formatin e ri të garës, ku nga ora 21:00, duket ekipet që treguan shumë vazhdimësi do të luftojnë për trofeun.
Chelsea vjen në këtë sfidë pas një sezoni të ringritjes dhe bindjes, duke eliminuar kundërshtarë të kalibrit të lartë në fazat me eliminim dhe duke rikthyer krenarinë te tifozët e vet.
All roads lead to this. 🏆#FIFACWC pic.twitter.com/hmNuzpO7qG
— FIFA Club World Cup (@FIFACWC) July 12, 2025
Në krahun tjetër, PSG-ja e drejtuar nga Luis Enrique ka dhuruar performanca dominuese, me një skuadër të mbushur me talent dhe një stil loje tërheqës, që synon më në fund suksesin ndërkombëtar.
Një duel i vërtetë gjigantësh, që premton emocione, intensitet dhe futboll të pastër.
Drop your predictions… 🔮👇#FIFACWC pic.twitter.com/M39T70iI0M
— FIFA Club World Cup (@FIFACWC) July 13, 2025
Finalja Chelsea – PSG është më shumë se një ndeshje: është përplasja e vizioneve, e stileve dhe e ambicieve, për një titull që mund të ndryshojë historinë e dy klubeve.