Fisnik Rugova ndahet me Sigal Prishtinën pas shumë viteve

#post_seo_title

Fisnik Rugova nuk do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës në sezonin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kapiteni i sezonit të kaluar e ka konfirmuar largimin përmes një postimi në rrjete sociale, ku falënderoi klubin kryeqytetas për vitet e kaluara dhe bëri të ditur se karrierën do ta vazhdojë në një destinacion të ri.

Mungesa e një marrëveshjeje për rinovim ka bërë që rrugët mes Rugovës dhe Prishtinës të ndahen, pavarësisht faktit se basketbollisti është rritur dhe është formuar si lojtar pikërisht te ky klub.

#post_seo_title

Gjatë karrierës së tij, Rugova ka luajtur edhe për skuadra të tjera të njohura të Superligës, si Peja, Rahoveci dhe Bashkimi.

Basketbollisti 206 centimetra i gjatë, që luan në pozitën krah-qendër, sezonin e kaluar regjistroi një mesatare prej 3 pikësh dhe 3 kërcimesh për ndeshje.