KH Vëllaznimi

KH Vëllaznimi

Vëllaznimi ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj.

Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, skuadra gjakovare triumfoi ndaj Vushtrrisë me rezultat të ngushtë, 36:33. Edhe pse Vushtrria ishte vendase, nuk arriti të ndalë formën e mirë të mysafirëve.

Kjo ishte fitorja e tretë për Vëllaznimin, që është rikthyer këtë edicion në elitën e hendbollit kosovar. Deri më tani, skuadra ka vetëm një humbje në katër ndeshje. Ndërkohë, Vushtrria mbetet pa fitore, duke pësuar katër humbje radhazi.

Më i dalluari për Vëllaznimin ishte Çlirim Rama, i cili realizoi 11 gola, ndërsa Florian Rexha kontribuoi me 8 të tillë. Në anën tjetër, për Vushtrrinë spikatën Egzon Ademi me 11 gola dhe Muhamed Halili me 8.

Kjo ndeshje hapi javën e pestë të Superligës së Kosovës. Të dielën pritet të zhvillohet përballja mes Rahovecit dhe Trepçës.