FC 2 Korriku U19 ka shënuar një fitore 1-0 ndaj Hibernian U19 në ndeshjen kthyese të raundit të dytë të UEFA Youth League, por rezultati nuk ka mjaftuar për kualifikim, pas humbjes 4-0 në ndeshjen e parë në Skoci. Me rezultatin e përgjithshëm 1-4, skuadra prishtinase përfundon rrugëtimin evropian për këtë edicion.
Omer Shala realizoi golin e epërsisë në minutën e 38-të, duke i dhënë shpresë skuadrës për një rikthim të mundshëm. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha, rezultati mbeti i pandryshuar. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë
Tani, 2 Korriku i rikthehet sfidave në vend, ku do të kërkojë të mbrojë titullin në Superligën e Kosovës për U19, duke vijuar sezonin me përkushtim dhe synime të qarta për suksese të reja.



