Kampionati i Maqedonisë së Veriut ka vijuar këtë fundjavë, ku Shkëndija e Tetovës konfirmoi formën e saj të lartë duke arritur fitoren e katërt radhazi në elitë.
Skuadra kampione në fuqi mposhti Bashkimin e Kumanovës, të rikthyer këtë sezon në Superligë, me rezultatin 2–1. Reshat Ramadani hapi serinë e golave në minutën e 25-të, ndërsa Fabrice Tamba dyfishoi avantazhin në të 53-ën. Për miqtë realizoi Nedim Haxhiq në minutën e 76-të, por pa arritur të shmangte humbjen.
Pas katër javësh, Shkëndija ka grumbulluar 12 pikë të plota, me golaverazh mbresëlënës: 11 të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar. Tetovarët kanë gjithashtu një ndeshje më pak të zhvilluar ndaj Rabotniçkit.
Në javën e pestë të kampionatit parashikohen përballjet:
-
Struga – Tikvesh
-
Pelister – Arsimi
-
Brera Strumicë – Shkupi
-
Vardar – Makedonija GP
-
Sileks – Rabotniçki
