Fitorja e madhe për kampionët e Kosovës në futsall ndaj Novo Vrijeme – Alaj vendos ndeshjen në minutën e 39-të

Pas humbjes së rëndë dhe tronditëse 19-1 ndaj Sportingut të Lisbonës në ndeshjen hapëse të fazës elitare të Ligës së Kampionëve në futsall, Prishtina 01 ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kampionët e Kosovës triumfuan sot ndaj kampionëve të Kroacisë, Novo Vrijeme, me rezultat dramatik 7-6, në një përballje të jashtëzakonshme të zhvilluar në Makarska.

Goli vendimtar u shënua në minutën e 39-të nga Ramadan Alaj, i cili i dha fitoren dhe thuajse siguroi kalimin tutje në fazën tjetër eliminatore për skuadrën nga Kosova.

Selmanaj në këtë sukses të madh ka shënuar het-trik, ndërsa Limani, Rukovci dhe Krasniqi së bashku me golin vendimtar me Alajn nga një gol.

Prishtina 01 ndeshjen e tretë e zhvillon kundër Kairat që ka mposhtur Novo Vrijemen në ndeshjen e parë, ndërsa kroatët ndeshen me portugezët e frikshëm të Sporting.