
FC Prishtina ka prezantuar sot përforcimin më të ri, mbrojtësin holandez Gladwin Curiel, i cili vjen për të forcuar krahun e djathtë të mbrojtjes bardhekaltër.
23-vjeçari, që ka luajtur së fundmi me FC Volendam në futbollin holandez, premton maksimalin në fanellën e klubit më të madh në Kosovë.
“Kam nderin që jam pjesë e ekipit më të madh në Kosovë. Kam ardhur këtu me objektiva të qarta – ta jap 100% tim për ta ndihmuar Prishtinën ta fitojë titullin dhe kupën. Do të bëj më të mirën për këtë fanellë”, tha Curiel në prezantim.
Mbrojtësi i djathtë, i njohur për shpejtësinë dhe depërtimet e tij, ka luajtur edhe për AFC Amsterdam, ndërsa formimin si futbollist e ka nisur në akademitë USV Elinkwijk dhe Zwaluwen Utrecht 1911.
Me profilin e tij ofensiv dhe energjik, ai pritet të sjellë dinamizëm dhe konkurrencë të fortë në repartin defensiv të Prishtinës.