Zum Inhalt springen
flamurtari

Flamurtari mposht Bylisin dhe largohet nga vendi i fundit

Von
1 Min. Lesezeit

Flamurtari ka arritur një fitore me shumë peshë në fushën e saj edhe pse luajti si mysafir ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

Vlonjatët triumfuan me rezultatin 1-0, falë golit të Maksutit në minutën e 63-të, pas një aksioni të rrëmujshëm në zonë.

 

Me këtë fitore, Flamurtari largohet nga vendi i fundit në tabelë, duke shkuar në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Bylisi mbetet me 12 pikë.

Skuadra e drejtuar nga Moriero pati edhe raste të tjera për të thelluar avantazhin, përfshirë një predhë të Markut që u ndal nga traversa në minutën e 88-të.

Kjo ishte fitorja e dytë sezonale për Flamurtarin, që tashmë rifiton besimin për të luftuar për mbijetesë në vazhdim të kampionatit.

 

 

 

Standings provided by Sofascore

 

Teilen: Facebook X