Zum Inhalt springen
img 4797

Forca e Vushtrrisë tallet me Arpagjiktë e Prizrenit

Von
1 Min. Lesezeit

Barazimi 1:1 mes Vushtrrisë dhe Lirisë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Parë ka sjellë jo vetëm emocione në fushë, por edhe tensione në tribuna.

Përballja u karakterizua nga një atmosferë e nxehtë, ku të dyja skuadrat luftuan deri në fund për tri pikët.

Tifogrupi vendës Forca publikoi një mesazh thumbues të drejtuar ndaj rivalëve prizrenas.

“Mos u boni horë vendas me majt transin n’dorë”, thuhej në mesazhin e tyre.

Ndeshja u mbyll baras, 1:1, një rezultat që mbase i shkon më shumë për shtati liderit Vëllaznimi, pasi që si Vushtrria ashtu edhe Liria janë mes pretendentëve kryesorë për Superligë.

img 4797

Teilen: Facebook X