
Trashësia ka qenë gjithmonë një shumëfishues i sfidave për lojtarët në NBA. Ndërsa lartësia u jep atyre një avantazh natyror ndaj kundërshtarëve, pesha ka rezultuar më shpesh një armë për disa dhe një barrë për të tjerë.
Lojtarë si Shaquille O’Neal dhe Nikola Jokiç kanë shfrytëzuar masën e tyre trupore si mjet për të dominuar në parket. Ndërkaq, emra si Zion Williamson dhe Luka Donçiq janë përballur me lëndime dhe vështirësi atletike që lidhen me peshën e madhe.
Sportskeeda para nisjes së sezonit të ri, ja një përzgjedhje e pesë lojtarëve më “të rëndë” që pritet të jenë në parket në sezonin 2025‑26 të NBA‑së.
1. Zach Edey (Memphis Grizzlies)
Edey është aktualisht lojtari më i rëndë në ligë, me peshë prej rreth 138 kg në prag të sezonit të ri.
Pas debutimit të tij si “rookie”, ku regjistroi mesatare prej 9.2 pikë, 8.3 kërcime dhe 1.0 asist për ndeshje, ai hyn në sezonin e dytë me pritshmëri për rritje.
2. Jusuf Nurkiç (Utah Jazz)
Nurkiç vjen në vendin e dytë me peshë rreth 132 kg).
Me 12 sezona në NBA, mes tyre në ekipet e Denver Nuggets, Portland Trail Blazers dhe Phoenix Suns, Nurkic ka zhvilluar stilin e tij në zonë dhe shfrytëzon fizikishtinë për t’u imponuar.
3. Zion Williamson (New Orleans Pelicans)
Williamson dikur synonte kryesimin e listës për nga pesha, por kuadri i tij i madh e ka bërë të ndjeshëm ndaj lëndimeve gjatë gjithë karrierës.
Përpara sezonit 2025‑26, ai ka bërë një transformim të rëndësishëm – është reduktuar në peshë, duke u listuar me rreth 129 kg.
Sezonin e kaluar luajti 30 ndeshje me mesatare 24.6 pikë, 7.2 kërcime dhe 5.3 asistë. Për këtë sezon pritet që të jetë një pikë kthese në karrierën e tij dhe – mbi të gjitha – të jetë më i shëndetshëm.
4. Nikola Jokiç (Denver Nuggets)
Kampion në stil, Jokiç renditet në vendin e katërt të kësaj liste me po 129 kg – të njëjtën peshë si Williamson.
Duke qenë “MVP runner‑up” sezonin e kaluar, Jokiç përdor masën trupore për të dominuar në zonë dhe për të fituar avantazhe në çdo duel. Me mesatare 29.6 pikë, 12.7 kërcime dhe 10.2 asistë për ndeshje, ai është padyshim një nga lojtarët më të kompletuar në ligë.
5. Brook Lopez (LA Clippers)
Veteran me 17 sezona në NBA, Lopez është lojtari i pestë në listë për nga pesha që hyn në sezonin 2025‑26.
Ai vazhdon të jetë startues i rëndësishëm, dhe sezonin e kaluar luajti 80 ndeshje me mesatare 13.0 pikë, 5.0 kërcime dhe 1.8 asistë për ndeshje.
Pesha mund të jetë avantazh kur përdoret si armë në parket, por gjithashtu sjell risk për lëndime dhe mungesë lëvizshmërie. Kjo listë tregon se edhe në vitin 2025‑26, lojtarët “më të rëndë” janë me peshë jashtëzakonisht të madhe, dhe çelësi për ta përdorur mirë këtë element është koordinimi, shëndeti dhe cilësia atletike.