
Në orën 20:45, në “Giuseppe Meazza”, Interi i Cristian Chivut nis sezonin e ri të Serie A me përballjen ndaj Torinos së Marco Baronit. Zikaltërit do të jenë pa Hakan Calhanoglun, i cili mungon për shkak skualifikimi. Në vend të tij, trajneri ka zgjedhur ta spostojë Nicolo Barellën në rolin e organizatorit, ndërsa Luka Sucic do të vendoset si mezalle.
Në krahë do të aktivizohen Dumfries dhe Dimarco, ndërsa në sulm rikthehet partneriteti i zakonshëm Lautaro Martinez–Marcus Thuram. Mbrojtja përbëhet nga Pavard, Acerbi dhe Bastoni, me Sommer në portë.
Torino i Baronit zbret në fushë me një 4-3-3 ofensiv. Në portë debuton Daniel Israel, ndërsa Masina ka fituar balotazhin në mbrojtje ndaj Maripan. Në mesfushë do të luajnë Casadei, Ilkhan dhe Gineitis, ndërsa në sulm nga minuta e parë do të aktivizohet Giovanni Simeone, i shoqëruar nga Ngonge dhe Vlasic.
Formacionet zyrtare:
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Sucic, Barella, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.
Trajner: Cristian Chivu.
Torino (4-3-3): Israel; Lazaro, Coco, Masina, Biraghi; Casadei, Ilkhan, Gineitis; Ngonge, Simeone, Vlasic.
Trajner: Marco Baroni.