#post_seo_title
UEFA ka publikuar formacionet zyrtare të sfidës Shqipëri-Angli, që fillon sot prej orës 18:00.
Trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime për këtë përballje, duke përfshirë në përbërjen e parë lojtarë si Ylber Ramadani, Ardian Ismajli, Qazim Laçi, Naser Aliji, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni.
Ndeshja Shqipëri – Angli do të luhet sonte nga ora 18:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Kjo është ndeshja e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Anglia ka siguruar kualifikimin direkt për turneun, ndërsa Shqipëria, si vendi i dytë në Grupin K, do të luajë në mars në plejof për të kërkuar vendin në turneun me 48 skuadra pjesëmarrëse.
