
Alexis Mac Allister rikthehet në formacionin e Liverpool për herë të parë këtë sezon në Premier League, në sfidën ndaj Arsenalit në “Anfield”.
Trajneri Arne Slot ka bërë vetëm një ndryshim krahasuar me ndeshjen e fundit, duke aktivizuar mesfushorin argjentinas në vend të Curtis Jones.
Mac Allister formon dyshe në mesfushë me holandezin Ryan Gravenberch, për herë të parë që nga fitorja historike ndaj Tottenham Hotspur më 27 prill, kur Liverpool siguroi titullin e Premier League.
Dominik Szoboszlai ruan vendin e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren dramatike 3-2 ndaj Newcastle të hënën, ku goli i Rio Ngumoha në minutën e 100-të vendosi ndeshjen.
Conor Bradley mbetet në stol, pasi është rikthyer së fundmi nga dëmtimi. Florian Wirtz vazhdon të luajë si më i avancuari në mesfushë, ndërsa në sulm do të jenë Mohamed Salah, Cody Gakpo dhe Hugo Ekitike.
Heroi i ndeshjes së kaluar, Ngumoha, që festoi ditëlindjen e 17-të të premten, nis nga stoli. Me të janë gjithashtu Federico Chiesa, Harvey Elliott, Curtis Jones dhe Wataru Endo, ndërsa Andy Robertson dhe Joe Gomez plotësojnë bankinën.
Nga ana tjetër, Arsenali vuan mungesa të rëndësishme, përfshirë Bukayo Saka, por kapiteni Martin Odegaard është i gatshëm të luajë, duke nisur nga stoli bashkë me përforcimin e ri, Eberechi Eze.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson; Szoboszlai, Konate, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Wirtz, Gakpo, Ekitike.
Stoli: Mamardashvili, Gomez, Robertson, Bradley, Elliott, Jones, Ngumoha, Chiesa, Endo.
Arsenal: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Calafiori; Zubimendi, Rice, Merino; Madueke, Gyokeres, Martinelli.
Stoli: Arrizabalaga, Mosquera, Odegaard, Eze, Trossard, Nwaneri, Lewis-Skelly, Dowman, Harriman-Annous.