Kalo te përmbajtja
Donnerstag, 6 August 2026
FC Prishtina

Formacioni i mundshëm i Prishtinës ndaj Sheriffit – debutime të reja, skema mbetet e njëjtë

FC Prishtina do të zbresë në fushën e „Sheriff Arena“ sonte për përballjen e parë të raundit kualifikues në Ligën e Evropës ndaj Sheriff Tiraspolit.

Trajneri Arsim Thaçi pritet të mos ndryshojë shumë nga skemat e zakonshme taktike, duke zgjedhur formacionin 3-4-3, me mundësi të kalimit në 3-4-2-1 gjatë lojës.

Fituesi i Kupës së Kosovës, do të kërkojë të marr rezultat pozitiv, me një mbrojtje të fortë dhe kundërsulme të shpejta.

513429732 1403773154722013 7150438491930306146 n 2
FC Prishtina

Në portë pritet të startojë Agron Kolaj, që do të jetë një prej emrave debutues në Evropë. Vijën e fundit të mbrojtjes do ta përbëjnë Leonat Vitija, Philippe Boueye dhe Rron Raçi – një treshe që kërkon balancë mes agresivitetit dhe stabilitetit.

Në krahun e djathtë do të vendoset Ramiz Bytyqi, tashmë një emër i konsoliduar në këtë pozicion, ndërsa në qendër të mesfushës do të luajnë Ardian Limani dhe Hamdi Namani. Djordje Saletic do të mbulojë krahun e majtë, duke e zëvendësuar Diol Gallapenin.

Treshja e sulmit do të përbëhet nga Leotrim Kryeziu, Ardian Muja dhe Valmir Veliu – të cilët do të kërkojnë të shfrytëzojnë çdo hapësirë për të befasuar mbrojtjen moldave.

Screenshot 2025 07 10 133558
Formacioni i mundshëm i Prishtinës ndaj Sheriffit

Prishtina kërkon një paraqitje dinjitoze në këtë sfidë të parë evropiane të sezonit, duke synuar një rezultat që e mban në garë para takimit të kthimit në “Fadil Vokrri”.