FOX Sports me Euro 2025 (femrat) sjell sukses historik në SHBA

fox
FOX

Kampionati Evropian i Femrave UEFA 2025 shkëlqeu përtej Atlantikut, duke tërhequr mesatarisht 458,000 shikues amerikanë për çdo ndeshje në platformat e FOX, një rritje prej 97% krahasuar me edicionin e vitit 2022 – duke e bërë këtë turne më të ndjekurin ndonjëherë në gjuhën angleze për një Europian të femrave.

fox
basti i fox me statistika financiare të jashtëzakonshme

Finalja e madhe e së dielës, mes kampioneve në fuqi të Anglisë dhe fitueseve të Kupës së Botës 2023, Spanjës, u ndoq mesatarisht nga 1.35 milionë amerikanë – një rritje prej 53% krahasuar me finalen e fundit të Europianit. Kulmi i transmetimit arriti në 1.92 milionë shikues, duke shënuar një rekord të ri për finalet e turneut në gjuhën angleze në SHBA.

Ky sukses i jashtëzakonshëm përfaqëson një fitore të madhe për FOX, që në maj nënshkroi marrëveshjen e parë të të drejtave mediatike në SHBA për Europianin e femrave. Fillimisht, rrjeti ishte zotuar të transmetonte drejtpërdrejt 20 ndeshje, por për shkak të interesit të madh dhe audiencës së lartë, vendosi të shfaqë të gjitha 31 ndeshjet si pjesë e fushatës “Vera e Futbollit” nga FOX Sports.

“Gjithnjë e më shumë njerëz në SHBA po ndjekin futbollin”, tha komentatorja e FOX Sports dhe ish-lojtarja e përfaqësueses amerikane Carli Lloyd për The Athletic. “Ka pasur një bollëk të jashtëzakonshëm futbolli në ekran, dhe kjo ka qenë fantastike për zhvillimin e sportit”.