Franco Foda diplomat në përgjigjen se si kishte vendoru për Ilir Krasniqin pas lëndimit në nxemje të Baton Zabërgjës

Franco Foda
#post_seo_title

Atmosferë e mirë në konferencë pas ndeshjes, ku u paraqitën përzgjedhësi Franco Foda dhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Konferenca për shtyp pas ndeshjes ishte e hareshme. Foda qeshte, njësoj edhe Muriqi – megjithatë të dy të përmbajtur nga emocionet e tepruara. Madje, Muriqi nuk e quajti as “fitore historike”, edhe pse realisht ishte e tillë, mesiguri edhe më shumë sesa fitorja ndaj Çekisë 2-1.

Sulmuesi ynë ishte i prerë: “Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Sllovenia është ekip që mbrohet dhe me ta do të jetë krejtësisht një ndeshje tjetër”.

foda - muriqi
foda muriqi

Ndërsa në pyetjen e gazetarit të Kërlaçkit, se a kishte qenë e vështirë të vendoste se me cilin futbollist do të zëvendësonte Baton Zabërgjës e lënduar gjatë nxemjes, Foda u përgjigj se “ishte e stërvitur, ishte plan loje më parë”.

Në pyetjen pasuese të Kërlaçkit, se sa e pazakontë është të zëvendësosh një sulmues me një mbrojtës në atë fazë të ndeshjes, trajneri mbeti brenda të njëjtës linjë: “E parashikuar.”

E çuditshme kjo – përveç nëse ka qenë skemë e menduar më herët për të manovruar me përbërjen zyrtare.

Skema doli mirë, por edhe Foda… diplomat.