Sot në fshatin Bardh i Madh fillon turneu tradicional në futboll të vogël, një nga ngjarjet sportive më të mëdha të këtij lloji në atë zonë.
Më shumë se 100 ekipe nga zona të ndryshme do të marrin pjesë këtë vit, duke e bërë këtë edicion ndër më të mëdhenjtë dhe më të pasurit me konkurrencë, përcjellë “Kërlaçki”.
Përveç numrit të madh të pjesëmarrësve, edhe cilësia e ekipeve dhe përgatitja e tyre premton ndeshje të forta dhe emocionuese.
Prania e tifozëve gjithashtu pritet të jetë e madhe, pasi interesimi për këtë turne është rritur çdo vit.
Turnet e futbollit të vogël vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht tërheqës për publikun, duke ofruar spektakël, rivalitet dhe emocione të ngjashme me garat profesioniste.
Ato shërbejnë si një platformë për lojtarë të rinj, por edhe si hapësirë për rikthim në fushë të emrave të njohur të futbollit vendor.
Organizatorët kanë bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e turneut, duke përfshirë ndriçimin, sigurinë dhe gjykimin profesional.
