Paul Gascoigne
Paul Gascoigne, legjendë e futbollit anglez, ka folur hapur për varësinë e tij ndaj alkoolit, duke pranuar se nuk ka ndërmend të ndalojë së piri. Në librin e tij të ri Osam dhe në një intervistë të fundit, 58-vjeçari rrëfen sfidat që po përjeton që nga largimi nga futbolli para më shumë se dy dekadash.

“Nuk pi sepse urrej dikë apo diçka – e bëj sepse kam nevojë”, tha ai. “Jetoj vetëm për sot. Nuk mendoj për dje apo nesër.”
Gascoigne shtoi se nuk beson se mund të ndryshojë: “Nuk kam ndryshuar, nuk di si të ndryshoj. Ndoshta do të vdes si Gazza. Por nuk kam më çfarë të fsheh – të gjithë e dinë çfarë kam kaluar.”
Ish-mesfushori tregoi edhe për përvojën e tij me Anonimët Alkoolikë, duke thënë se vetëm atëherë e kuptoi se ishte alkoolist. “Pija sepse doja, pastaj vuaja pasojat. Por lufta vazhdon. Do të ndalem vetëm kur të jem në arkivol.”
Një talent që nuk u shfrytëzua plotësisht
Gazcoigne, i njohur për talentin e jashtëzakonshëm dhe karrierën me Anglinë, Newcastle, Tottenham, Lazio, Rangers dhe ekipe të tjera, është i kujtuar për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në Kupën e Botës 1990 dhe Euro 1996.
Edhe pse cilësitë e tij teknike e bënë një nga më të mirët e brezit të tij, jeta jashtë fushës – e shoqëruar me varësi dhe probleme të shëndetit mendor – ndikoi që ai të mos e arrinte kurrë potencialin e plotë.
