Genc Nuza gjykon ndeshjen Itali – Maqedoni e Veriut në kualifikueset e Europianit U21

Genc Nuza
Genc Nuza

Gjyqtari kosovar Genc Nuza do të jetë në qendër të vëmendjes të martën mbrëma, teksa do të gjykojë sfidën ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21. Ndeshja zhvillohet në orën 18:15 në stadiumin “Petar Miloševski” në Bitola.

Kjo përballje është mjaft e rëndësishme për ecurinë e grupit dhe është një tjetër dëshmi e besimit që UEFA ka ndaj gjyqtarëve nga Kosova.

Në këtë detyrë të rëndësishme, Nuza do të shoqërohet nga një treshe bashkëpunëtorësh nga Kosova: Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani do të jenë asistentët anësorë, ndërsa Mentor Ajeti është caktuar si gjyqtar i katërt.

Kjo është një tjetër përfaqësim i rëndësishëm ndërkombëtar për arbitrimin kosovar, që po fiton gjithnjë e më shumë vlerësim në arenën evropiane.