
Kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierë.
Portieri 25-vjeçar ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn, ndërsa bisedimet mes kampionëve të Anglisë dhe Paris Saint-Germain janë në fazë të avancuar.
Sipas Fabrizio Romanos, Donnarumma ka pranuar kushtet e ofruara nga City dhe është i gatshëm të largohet nga Parisi, pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique.
PSG kishte tentuar rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2026, por palët nuk arritën ujdi. Ndërkohë, klubi francez tashmë ka siguruar pasuesin e tij, Lucas Chevalier nga Lille.
Negociatat mes PSG-së dhe Manchester Cityt janë në zhvillim, ndërsa çmimi i vendosur nga francezët raportohet të jetë rreth 50 milionë euro. Megjithatë, përpara se marrëveshja të finalizohet, City duhet të përfundojë largimin e Edersonit, i cili pritet të shitet në javën e fundit të merkatos verore.
🚨 Gigio Donnarumma has agreed on personal terms with Manchester City, keen on joining Pep Guardiola.
Negotiations are also underway between Man City & PSG, fee will be under initial €50m request.
❗️ Deal still depends on Éderson exit this summer, with Galatasaray still keen. pic.twitter.com/4HYxRZsTRs
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 24, 2025
Të premten mbrëma, Donnarumma nuk i mbajti dot lotët teksa i dha lamtumirën tifozëve në “Parc des Princes”, duke mbyllur një periudhë trevjeçare në Francë. Ai iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2021 si transferim i lirë nga Milani.