Giannis dominon, Greqia mposht Izraelin dhe kualifikohet në çerekfinale 

GRE-ISR
#post_seo_title

Greqia u kualifikua në çerekfinalet e EuroBasket 2025 pas një fitoreje 84-79 ndaj Izraelit në Riga, falë një super paraqitjeje të Giannis Antetokounmpo, i cili realizoi 37 pikë dhe 10 kërcime.

Giannis nisi fuqishëm ndeshjen dhe shënoi 11 pikë që në çerekun e parë, duke e udhëhequr Greqinë drejt epërsisë 50-41 në pushim. Izraeli reagoi në pjesën e tretë dhe ngushtoi diferencën në vetëm 2 pikë (60-58), por Greqia ruajti qetësinë dhe mbylli sfidën me sukses.

Për Greqinë shënuan:

  • Giannis Antetokounmpo: 37 pikë, 10 kërcime (18/23 gjuajtje)

  • Kostas Sloukas: 11 pikë, 4 asistime

  • Kostas Papanikolaou: 8 pikë, 4 kërcime, 4 asistime

Për Izraelin:

  • Deni Avdija: 23 pikë, 3 kërcime

  • Tomer Ginat: 15 pikë, 5 kërcime

  • Roman Sorkin: 14 pikë, 6 kërcime, 2 bllokime

  • Yam Madar: 10 pikë, 5 kërcime, 5 topa të vjedhur

Greqia do të përballet në çerekfinale me Lituaninë.