Veç derbit ndërmjet Vushtrrisë dhe Trepçës që e kemi shtjelluar, zhvillohen edhe pesë duele të tjera.
Vushtrria përballë Trepçës: Sfidë vendimtare në Ferki Aliu, statistikat
Tefik Çanga me Besën do të provojë t’i kthehet fitoreve dhe të rikthejë shpresën për krye të tabelës, ndërsa Besa me ambicie të vetme, të arrijë fitoren e dytë këtë edicion.
Rilindja 1974 – Suhareka, nuk e dimë kë të favorizojmë, por vendasit nuk do ta kenë aspak lehtë. Suhareka tani bën pjesë në skuadrat e shkëputura nga ato që, të paktën për momentin, po luftojnë për ekzistencë.
Liria me patjetër duhet t’i rikthehet fitoreve në fushën e vet, megjithëse Kika nuk besojmë që do të dorëzohet aq lehtë.
Vjosa me trajnerin e ri, Megzon Visoka, do të tentojë të befasojë Vëllaznimin, e cila konsiderohet ndër favoritët kryesorë.
KEK-u do të provojë në “derbin” rajonal të befasojë Ramiz Sadikun, por do të jetë shumë e vështirë. Prishtinasit me fitore do të ngjiteshin krejtësisht në krye.
Të dielën zhvillohen dy duelet e fundit, 2 Korriku e pret Istogun dhe Feronikeli Prizrenin.
