SC Gjilani ka shënuar një fitore të pastër 3-0 ndaj KF Rilindja 1974, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Albin Prapashtica zhbllokoi rezultatin në minutën e 47-të, ndërsa Robert Rrahmani vulosi fitoren me dy gola të shpejtë, në minutat 55 dhe 73. Me këtë rezultat duket se Gjilani ka harruar disa humbje të rënda gjatë fazës përgatitore. Konfirmon formën e mirë momentale një javë para fillimit të edicionit e ri 2025/26, derisa skuadra gjilanase ka pretendime të medha.