Gjilani ka triumfuar me rezultat minimal 1:0 në miqësoren që filloi me 30 minuta vonesë ndaj Ballkanit, të zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Mehdi Çoba, duke i dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Ardian Nuhiu, raporton “Kërlaçki”.
Ballkani provoi të rikthejë stilin e lojës që e identifikonte nën drejtimin e Ilir Dajës – me dominim, posedim dhe pasime të shpejta – por nuk arriti të konkretizojë.
Më së afërti ishte në fundin e ndeshjes, ku Yll Ibrahimi luajti me dorë në zonë, ndërsa Mervan Bejtullahu akordoi penallti. Giovanni gjuajti nga pika e bardhë, por Vokli Laroshi mbrojti gjuajtjen e tij.
Ndërkohë, Gjilani qëndroi kompakt dhe i tërhequr, duke u mbrojtur kryesisht thellë në 25 metrat e fundit.
Skuadrat e filluan ndeshjen me këto përbërje:
Ballkani: Iljazi, Jashanica, Halili, Potoku, Smajli, Deliu, Kryeziu, Sunday, Tolaj, Giovani, Albert.
Gjilani: Bllaca, Thaqi, Zeka, Ibrahimi, Taipi, Boshnjaku, Morina, Prapashtica, Basha, Aganspahiq, Adili.
Ndeshja u zhvillua para një numri të konsiderueshëm shikuesish.
Be the first to comment