Gjilani – Prishtina: Statistika dhe forma e ekipieve para derbit të xhiros së tretë

Gjilani dhe Prishtina përballen sot në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës, në një duel që gjithmonë ka sjellë emocione dhe rivalitet.
Statistikat e 10 ndeshjeve të fundit flasin lehtë në favor të Gjilanit, që ka arritur 3 fitore, ndërsa Prishtina ka shënuar 2 fitore.
Plot 5 duele janë mbyllur baras, duke treguar baraspeshën mes dy skuadrave.

Megjithatë, një fakt bie dukshëm në sy: Prishtina nuk ka fituar asnjë nga 7 përballjet e fundit kundër Gjilanit, një seri e gjatë „agjërimi“ për kryeqytetasit.
Takimi i fundit mes tyre u zhvillua më 11 maj në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Gjilani fitoi 2-1, duke e vënë Prishtinën në telashe për mbijetesë, ndërsa vetë kërkonte Europën – objektiv që nuk e arriti.
Në këtë sezon situata është përmbysur: skuadra e Arsim Thaçit e ka nisur mbarë me 2 fitore në 2 ndeshje, ndërsa ekipi i Ardian Nuhiut ka arkëtuar vetëm 1 pikë nga 2 sfidat e para.

Një derbi i vërtetë që pritet të tregojë shumë për rrugëtimin e dy skuadrave këtë sezon.



