Gjithçka rreth Diogo Jota

Diogo-Jota

Jota ishte martuar me 22 qershor – la pas vetes 3 fëmijë

Jota Rute Cardoso

Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident automobilistik në Spanjë më 3 korrik 2025, në moshën 28 vjeçare. Në aksident humbi jetën edhe vëllai i tij, André Silva, 26 vjeç, gjithashtu futbollist profesionist për klubin Penafiel në Portugali. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në autostradën A-52, në afërsi të Cernadilla, në provincën e Zamora-s, kur Lamborghini i tyre doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.

Sipas hetimeve paraprake të Guardia Civil, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim i gomës gjatë një manovre parakalimi . Për shkak të dëmeve të mëdha, identifikimi i viktimave u realizua përmes ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve. 

Diogo Jota ishte një sulmues i shpejtë, i njohur për aftësitë dhe energjinë në fushë. Ai kishte kontribuar ndjeshëm në titullin e fituar nga Liverpoolit në Premier League dhe në triumfin e Portugalisë në Ligën e Kombeve. Jota ishte i martuar me Rute Cardoso, me të cilën kishte tre fëmijë. Ata u martuan më 22 qershor 2025, vetëm 12 ditë para aksidentit tragjik

Kjo humbje ka tronditur thellë komunitetin futbollistik ndërkombëtar. Liverpool, Federata Portugeze e Futbollit dhe shumë figura të njohura, përfshirë Cristiano Ronaldo dhe trajnerin Jürgen Klopp, kanë shprehur ngushëllime dhe kanë nderuar kujtimin e Jota-s dhe vëllait të tij. Në stadiumin Anfield, tifozët kanë vendosur lule dhe objekte përkujtimore për të nderuar dy vëllezërit .

Iu ishte rekomanduar mos të fluturone me aeroplan

Sipas raporteve, Jota dhe vëllai i tij nuk mund të fluturonin për shkak të një ndalese mjekësore pas një operacioni. Për këtë arsye, ata udhëtuan me makinë drejt portit të Santanderit në perendim të Spanjës për të marrë një traget drejt Britanisë së Madhe. Në këtë udhëtim, ata kaluan nëpër një nga rrugët më të rrezikshme të Spanjës, autostradën A-52, e njohur për aksidentet e shpeshta dhe shpejtësinë e lartë të shkeljeve të rregullave të trafikut .

Autostradën A 52

Karriera

Diogo Jota e nisi karrierën e tij profesionale te klubi portugez Paços de Ferreira, ku shpejt tërhoqi vëmendjen e ekipeve më të mëdha. Menjëherë u transferua te Atlético Madrid, por nuk luajti kurrë për klubin spanjoll, pasi u dërgua menjëherë me huazim, fillimisht te Porto, dhe më pas te Wolverhampton Wanderers. Në këtë të fundit la një shenjë të fortë duke u bërë lojtar kyç.

Pas ndihmës që i dha Wolverhampton-it për t’u ngjitur në Premier League, në vitin 2020 Jota u transferua te Liverpool për rreth 45 milionë euro. Nën drejtimin e Jürgen Klopp, u integrua shpejt falë shkathtësisë së tij, aftësisë për të shënuar dhe punës pa top. Në sezonin e kaluar, në kampionat luajti 26 ndeshje, shënoi gjashtë gola dhe dha katër asistime.

Në përfaqësuesen e Portugalisë debutoi në vitin 2019 dhe mori pjesë në Kampionatin Evropian të vitit 2020 si dhe në Botërorin e vitit 2022. Gjatë karrierës së tij me kombëtaren arriti 49 paraqitje dhe shënoi 14 gola. Veçanërisht, golin e parë dhe të fundit për Portugalinë ia shënoi Kroacisë — të parin në Ligën e Kombeve në vitin 2020 në fitoren 4:1 në shtëpi, dhe të fundit në qershor të vitit të kaluar në një ndeshje miqësore ku Kroacia fitoi 2:1.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.