Mesfushori kosovar Lindon Emerllahu ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të dytë këtë sezon, duke i dhënë epërsinë 2-1 skuadrës së tij CFR Cluj ndaj Steauas.

Emerllahu shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, pak para se skuadrat të shkonin në pushim. Goli i tij ka ardhur në një moment të rëndësishëm për Clujin, që nuk po arrin të shijojë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit rumun.
Në këtë ndeshje si titullar është duke luajtur edhe Meriton Korenica i cili ka asistuar për golin e parë të shënuar në minutën 19-të nga Gjokoviç.
Të dy lojtarët janë ftuar nga trajneri Franco Foda për grumbullimin e Kombëtares së Kosovës, që do të përballet në muajin shtator me Zvicrën dhe Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.