Vedat Muriqi

Vedat Muriqi vazhdon të jetë i pandalshëm në elitën e futbollit spanjoll, duke realizuar golin e gjashtë sezonal për Mallorcan.

 

Në sfidën e javës së 12-të të La Ligas, skuadra balearike po avancon ndaj Getafes me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga sulmuesi i Kombëtares së Kosovës në minutën e 14-të.

Aksioni nisi me një krosim të saktë nga krahu i majtë nga Johan Mojica, që gjeti saktësisht Muriqin në zonë. “Pirati” nuk gaboi përballë portës, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Ky është një sinjal i fuqishëm formë përfaqësueses së Kosovës, pasi Muriqi do të jetë në qendër të vëmendjes në dy sfidat vendimtare kundër Sllovenisë dhe Zvicrës që e presin në ditët në vijim.