#post_seo_title
Falë golave të dyshes së re në sulm, Hoffenheimi mori një fitore të madhe 2:1 në udhëtim ndaj Bayer Leverkusenit. Për Fisnik Asllanin kjo ndeshje ishte e paharrueshme, pasi shënoi golin e tij të parë në Bundesligë.
Momenti i festës së tij ishte i mbushur me emocione. Fillimisht festoi në mënyrën e tij të zakonshme, ndërsa më pas, si shenjë falënderimi, u ul në gjunjë dhe puthi fushën – një gjest që tregoi sa shumë e vlerësonte këtë moment.
“E kam pritur këtë moment për një kohë shumë të gjatë. Herën e kaluar nuk shkoi aq mirë, kështu që ky është një ëndërr e bërë realitet për mua dhe familjen time. Goli i parë në Bundesligë më bën jashtëzakonisht krenar”, tha Asllani me buzëqeshje.
Goli i tij erdhi pas një aksioni të shkëlqyer. Bazoumana Touré ia kaloi topin mes këmbëve një lojtari të Leverkusenit, ndërsa Asllani goditi menjëherë nga një kënd i vështirë, duke barazuar shifrat në 1:1.

23-vjeçari, i cili ka kaluar më parë te të rinjtë e Union Berlinit dhe ishte huazuar te Austria Wien e Elversberg, tani duket se ka bërë hapin e madh në karrierë. Me kthimin te Hoffenheimi, ai ka treguar se është gati për nivelin elitar të Bundesligës.
Asllani ishte protagonist edhe në golin e dytë të skuadrës. Me një kontroll të zgjuar të topit, ai shërbeu partnerin e tij në sulm, Tim Lehmers, i cili shënoi për 2:1.
“Unë dhe Fisniku punuam shumë, ishim të fokusuar dhe u shpërblyem,” deklaroi Lehmers pas ndeshjes. “Kjo tregon përgatitjen dhe përpjekjen tonë, përfshirë edhe mbështetjen e trajnerit Max Moerstedt.”
Me një gol dhe një asistim, Asllani u shpall lojtari i ndeshjes, por ai zgjodhi të vlerësojë paraqitjen e përgjithshme të ekipit:
“Çfarë paraqitje e ekipit! Mënyra se si luftuam, duke qenë 1-0 duke humbur dhe me dy lojtarë të lënduar, tregoi karakterin tonë. Edhe ata që hynë nga stoli u përshtatën menjëherë në ritmin e lojës. Një kompliment i madh për të gjithë ekipin.”