Granit Xhaka debuton si kapiten Sunderland kundër Real Betis 

Granit Xhaka
Granit Xhaka

Granit Xhaka është zyrtarisht pjesë e Sunderland AFC, ku iu bashkua nga Bayer Leverkusen për një shumë rreth 20 milionë €, në një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Granit Xhaka
Granit Xhaka

Ai mori fanellën me numër 34 të Sunderland në ndeshjen miqësore ndaj Real Betis, duke nisur si titullar dhe madje mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Debutimi u realizua në “Stadium of Light! dhe trajneri Regis Le Bris e hodhi në fushë që në fillim, duke i dhënë mundësinë të shfaqë cilësitë e tij në mesfushë.

Mediat raportojnë se ai ishte një nga elementët më të spikatur të Europës në mesfushë dhe shumë tifozë kanë pritur me padurim këtë moment.