Granit Xhaka

Granit Xhaka

Që nga kalimi i tij në Premier League, mesfushori Granit Xhaka ka treguar një performancë mbresëlënëse, duke u bërë një nga lojtarët më të ndikueshëm të Sunderlandit në këtë sezon.

Përveç golave dhe asisteve që kanë ndihmuar ekipin të qëndrojë në pjesën e epërme të tabelës, Xhaka është duke spikatur edhe statistikisht mbi shumicën e lojtarëve të Premier League.

Sipas “beIN Sports”, ai kryeson në disa kategori kyçe që nga transferimi te Sunderland: asistime (3), prekje të topit (717), pasime të kompletuara (459), pasime të fundit para shënimit të golit (184), duele të fituara (62), posedim të fituar të topit (49), si dhe krijim të 16 shanseve.

Përveç kësaj, Xhaka ka treguar edhe nivel të lartë atletik, duke mbuluar 112.8 kilometra në fushë deri tani.

Këto statistika tregojnë qartë ndikimin e madh që ylli shqiptar po ka në Premier League dhe si po e ndihmon Sunderlandin të ëndërrojë për një vend që mund ta dërgojë në kompeticionet evropiane.