
Kryetari i Trepçës ’89 kishte kapur kokën
Ishte viti 2017. Një vit më herët Kosova ishte pranuar në UEFA. Kosova nuk kishte as liberalizim vizash. Ndërsa, shorti kishte dashur që kampionët e Trepçës ’89, të papërvojë në çdo gjë, të mangët në buxhet, të udhëtonin në mikrovendin e akullt, në Ishujt Faroe. Atje ku duhej të ndërrohej aeroplani dy herë dhe vetëm një lloj i specifikuar fluturonte nga Danimarka e shtrejtë, shtet që ka ingerenca mbi këtë ishull të vogël. Prej asaj kohe kujtohet rrëfimi urban, se kur kishte paguar një “drekë” të vogël në aeroportin e Kopenhages, krytari i “minatorëve”, kishte kapur kokën.
Shpresa e skuadrës mitrovicase dhe e mbarë publikut kosovar ishin të mëdha. Përveç vështirësive të udhimit, rivali në letër dukej i lehtë. Në fakt, ashtu edhe kishte ndodhur. Skuadra jonë ishte mposhtur minimalisht, 2-1 nga Vikingur Gota. Shpresat ishin të mëdha për ndeshjen kthyese. Por, ishte një person, akterë nga ndeshja, që me të drejt ndjehej më i lumturi. Sulmuesi i 89-shit, Fiton Hajdari, atëherë 25-vjeç. Ai kishte realizuar golin e parë historik të skuadrave kosovare në arenën ndërkombëtare. Goli i tij i parë, mbante edhe shpresat që mitrovicasit në përmbysnin gjithçka në shtëpi.

Fiton Hajdari: Isha i habitur, më ishin bllokuar rrjetët sociale nga postimet e shumta
“Më kujtohet momenti kur shënova golin. Ishim duke humbur 1-0, unë barazova dhe e festova golin ashtu si të gjithë golat e tjerë që kisha shënuar më parë. Në atë çast nuk e dija që ai gol do të ishte historik – goli i parë i shënuar nga një futbollist me ekipin tonë në gara ndërkombëtare,” rrëfen futbollisti.
“Ndeshja përfundoi, u kthyem në hotel dhe kur hapa telefonin, isha i habitur, më ishin bllokuar rrjetët sociale nga postimet e shumta”, rrëfen Fitoni.
“Të gjitha mediat shkruanin dhe familjarët më telefononin pa pushim. Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte.”, përfundon rrëfimin e golit të parë, Fiton Hajdari.
Fiton Hajdari ka luajtur me shumë skuadra kosovare, duke filluar nga ish-klubi i dikurshëm, Hysi, pastaj Llapi, dy Trepçat, Gjilani, Malisheva, Feronikeli dhe së fundi Liria.

Shiko golin e Fiton Hajdarit në Ishujt Faroe
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=fHH4KfouN9A
Është ndarë me Lirinë – në pritje të ofertave
Ndërsa, këtë edicion, 33-vjeçari ka mbyllur aktivizimin me Lirinë, me të cilën rrugëtuan deri në ndeshjen gjysmëfinale të barazhit.
Ai tregon se sezoni i kaluar ishte shumë i suksesshëm për të, me gola, asistime dhe një kontribut të rëndësishëm në skuadër.
“Sot kam përfunduar kontratën me Lirinë dhe nuk jam më pjesë e skuadrës. Jam lojtar i lirë dhe tani po pres oferta për sezonin e ri që po vjen,” përfundon ai.

Be the first to comment