Hajduku i Pajazitit e Raçit, “godet” me përforcimin e ri Ante Rebiç

Ante Rebiç
Ante Rebiç

Ante Rebiç (31 vjeç) është lojtari më i ri i Hajdukut. Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin bardheblu, duke pranuar ofertën që përfshin një pagë vjetore prej 450 mijë eurosh, si dhe bonuse të mundshme në rast fitoreje titulli. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi përmes kanaleve zyrtare, ku Rebiç u paraqit me fanellën e re të Hajdukut.

Hajduku i Splitit, skuadra e dytë e madhe kroate, mbrëmë siguroi plasmanin në raundin e tretë të Konferencë Ligës, ndërsa pas ndeshjes prezantuan edhe futbollistin e mirënjohur kroat, Ante Rebiç. Hajduk pas një jave ndeshet me Dinanom, veçse jo të Zagrebit, por të Ilir Dajës nga Tirana, në kuadër të raundit të tretët të Ligës së Konferencës.

Ndërsa, Rebiç transferohet në “Poljud” si lojtar i lirë, pasi kontrata me Lecce-n e Ylber Ramadanit e Medon Berishës i përfundoi më 30 qershor. Në sezonin e fundit, ai zhvilloi 28 paraqitje në të gjitha garat, por qëndroi vetëm 844 minuta në fushë dhe realizoi një gol – ndaj Juventusit në një barazim.

Kështu, Rebiç nga dy shqiptarë në itali, gjen dy shqiptarë tjerë në ekipin e tij të ri në Kroaci, mesfushorin Adrion Pajaziti i cili mbërë luajti 120 minuta në Konferencë Ligë kundër Zirës së Azerbejxhanit (2-1) dhe së fundi të transferuarit nga Prishtina, mbrojtësi, Ron Raçi.

Megjithëse pjesën më të madhe të sezonit të kaluar e kaloi në pankinë. Fundi i sezonit u shënua nga dy ndeshje pezullimi dhe një gjobë financiare për fyerje ndaj gjyqtarëve pas një takimi me Lazion. Lecce përfundoi sezonin në kufijtë e zonës së rënies, ndërsa Rebiç ishte jashtë planeve të trajnerit që në dimër.

Megjithëse dikur i njohur për energjinë dhe luftën në fushë, dy sezonet e fundit ishin të dobëta në aspektin e formës dhe disiplinës. Te Beshiktash ishte përjashtuar nga skuadra për sjellje të papërshtatshme dhe prishje të atmosferës në dhomat e zhveshjes. Pavarësisht këtyre, përvoja dhe cilësia që posedon janë të padiskutueshme.

Nga Spliti në elitën evropiane

Rebiç karrierën e ka nisur në skuadrën tjetër të Splitit, RNK Split, dhe si adoleshent u transferua te Fiorentina për 4.5 milionë euro. Më pas luajti për Leipzig, Verona, Eintracht Frankfurt, Milan, Beshiktash dhe së fundmi Lecce, duke kaluar 11 vite jashtë vendit.

Ai ka 42 paraqitje me kombëtaren kroate, por u përjashtua pas kritikave publike ndaj trajnerit Zlatko Dalić pas Euro 2021. Vlera e tij aktuale në Transfermarkt është 1 milion euro – një rënie e madhe krahasuar me kohën kur te Milani arrinte deri në 40 milionë.