18. September 2026

Historia e dashurisë së Raphinhas me bionden atraktive

Raphinha i Natalia
Raphinha i Natalia

Historitë e dashurisë së sportistëve të suksesshëm shpesh tërheqin vëmendjen e publikut dhe medieve, por veçanërisht intriguese është ajo e yllit të Barcelonës, Raphinha (28).

Sot, Raphinha është i martuar me bionden dhe tërheqëse Natalia Rodrigues Belloli (26). Ata njihen prej 12 vitesh, por marrëdhënia e tyre nuk ka qenë gjithmonë romantike.

Raphinha e njohu Natalian në vitin 2013, kur ishte ende në shkollë të mesme, dhe për tetë vite ata mbetën vetëm miq, deri në momentin kur arriti ta fitonte zemrën e saj.

Natalia Rodrigues Belloli
Natalia Rodrigues Belloli

Derisa Natalia e shihte si “vetëm mik” deri në vitin 2021, pikërisht atëherë ata nisën një lidhje dashurie që vazhdon edhe sot.

Viti 2021 shënoi një kthesë të madhe në jetën e futbollistit brazilian, pasi në atë kohë realizoi transferimin nga Rennes te Leeds United. Ishte pikërisht aty ku shkëlqeu në sezonin e parë në Premier League, me 6 gola dhe 9 asistime në 30 ndeshje.

Pas një sezoni tjetër të suksesshëm me skuadrën nga Elland Road, Raphinha kaloi te Barcelona për 58 milionë euro.

Sot, si një prej yjeve të skuadrës katalanase, Raphinha cilësohet ndër futbollistët më të mirë në botë. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ai është një ndër pretendentët kryesorë për të fituar “Topin e Artë”. Konkurrentët e tij kryesorë janë shoku i skuadrës Lamine Yamal dhe anësori i PSG-së, Ousmane Dembele, i cili vlerësohet si favoriti kryesor për këtë çmim prestigjioz.

Natalia Rodrigues Belloli
Natalia Rodrigues Belloli

Në dhjetor të vitit 2022, çifti u martua në një ceremoni të vogël dhe intime, të organizuar vetëm me familjarë dhe miq të afërt. Natalia merret me modë dhe është aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh foto nga udhëtimet. Në vitin 2023, ata u bënë prindër për herë të parë, me lindjen e djalit të tyre, Gael.

Natalia ka qenë përherë pranë Raphinhas, që nga ditët e tij të para si futbollist në akademinë e Avai në Brazil. Më pas, ai kaloi në klubin portugez Guimaraes, më tej te Sporting, pastaj te Rennes, dhe sot është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.