Zbulohet marrëveshja: Nuk e keni idenë çfarë fiton Georgina nëse ndahet nga Ronaldo!

Revista portugeze TV Guia ka zbuluar shifra, detaje dhe përfitime nga kontrata që kampioni i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë nënshkruar në rast të një ndarjeje. Shifra marramendëse.
Ndërsa çiftet e famshme vazhdojnë të ndahen – e fundit është Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pas vetëm dy vitesh martesë – dashuria mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez duket e fortë. Të dy shfaqen në rrjetet sociale të lumtur dhe të dashuruar, por në jetën reale duket se janë me këmbë në tokë. Sipas shtypit portugez, marrëdhënia e tyre mund të jetë drejt përfundimit, ndaj thuhet se kanë nënshkruar një kontratë që “siguron” Georginën.
Sipas TV Guia, edhe pse nuk janë të martuar ligjërisht, çifti ka firmosur një marrëveshje sipas së cilës, në rast ndarjeje, futbollisti do t’i paguajë asaj një çek mujor prej 100,000 eurosh për gjithë jetën, për mbajtjen e saj dhe të fëmijëve.

Gjithashtu, shtëpia familjare në Madrid, e njohur si “Villa Ronaldo”, me një sipërfaqe prej 4,000 metrash katrorë dhe e blerë nga Ronaldo në vitin 2010 për 5 milionë euro, do të mbetet në pronësi të Georginës dhe fëmijëve.
Georgina, e cila ka mbi 62 milionë ndjekës në Instagram, i ka mohuar shpesh këto lajme, duke i cilësuar si “zili”, por mediat iberike nënvizojnë se lidhja e tyre vazhdon më shumë për dashurinë ndaj pesë fëmijëve që kanë: tre nga një nënë surrogate (Cristiano Jr, dhe binjakët Eva dhe Matteo) dhe dy të tjerë që ka me Georginën (Alana Martina dhe Bella Esmeralda).
Cristiano Ronaldo ka tentuar të shuajë këto zëra në një intervistë të fundit, ku ka deklaruar:
“Familja është gjithmonë me mua, Gio është në çdo projekt timin dhe unë në të sajin. Ajo po ndjek rrugën e saj dhe unë e mbështes 100 për qind. Ajo do të jetë gjithmonë me mua, dhe unë me të. Së bashku jemi më të fortë.”

