Sporting - FC Prishtina 01

FC Prishtina 01 ka pësuar një humbje të rëndë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në UEFA Futsal Champions League – Liga A, që po zhvillohet në Makarska të Kroacisë. Kampionët e Kosovës u mposhtën me rezultat të thellë 19-1 nga gjiganti portugez, Sporting.

Edhe pse ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për prishtinasit, me golin e hershëm të Maxharrajt në minutën e parë, më pas gjithçka i takoi skuadrës portugeze. Sporting reagoi fuqishëm, duke shënuar 10 gola vetëm në pjesën e parë dhe 9 të tjerë në pjesën e dytë.

Golashënuesit për Sportingun:
Merlim A., Paco T. (2), Pauleta (2), Matos J., Zicky Té, Rocha (3), Guilherme A., Wesley França (2), Pinto B. (2), Santos D., Alaj R., Maior B. (2), Valerio F.

Kjo ishte ndeshja hapëse për Prishtinën në grupin e saj, dhe përballja me një ekip të kalibrit të Sportingut shërben si një përvojë e vlefshme, megjithëse me rezultat zhgënjyes. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi po luhen në qytetin bregdetar të Makarskës.

Nesër luhet ndeshja e dytë në Grupin 4, ku Prishtina përballet me skuadrën vendase Novo Vrijeme, nga Makarska.

UEFA Futsal Champions League – League A  – Sporting 10–1 Prishtina (pjesa e parë)