Interi mezi mposht Sassuolon, paraqitje shumë pozitive nga Aro Muriç!

#post_seo_title

Interi ka arritur të marrë tri pikë të vlefshme në kampionatin italian, pasi mposhti Sassuolon me rezultat 2:1 në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro”.

Zikaltërit zhbllokuan sfidën që në minutën e 14-të me një gol të bukur nga Di Marco, duke marrë epërsinë që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Interi vazhdoi presionin dhe arriti të dyfishojë avantazhin në minutën e 81-të me golin e Augustos.

Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë, Sassuolo reagoi dhe ngushtoi shifrat me Chedirën, i cili shënoi për 2:1, duke rikthyer emocionet në minutat e fundit të takimit.

Pavarësisht humbjes, vëmendjen e mori portieri i Kosovës, Aro Muric, i cili me pritjet e tij mbajti gjallë shpresat e Sassuolos deri në fund. Ai u shfaq vendimtar në disa raste, duke e penguar Interin që të shënonte gola të tjerë dhe duke qenë një nga lojtarët më pozitivë të skuadrës mysafire.

Pas katër xhirove të para, Interi regjistron dy fitore dhe dy humbje, duke grumbulluar 6 pikë.

Në anën tjetër, Sassuolo ka arritur vetëm një fitore dhe tri humbje, duke mbetur në zonën e fundit të tabelës.