Në ditën e sotme të Eurobasket 2025, zhvilluar në qytete të ndryshme evropiane, u evidentuan dy emra të njohur për sportdashësit shqiptarë: ish-basketbollisti i Trepçës, Igor Miliçiç, dhe Dario Gjergja, djali i legjendës Josip Gjergja.
Polonia – Izraeli 66-64
Pas fitores ndaj Sllovenisë, Polonia e trajnerit Igor Miliçiç mori edhe një triumf të madh ndaj Izraelit në grupin D në Katowice. Ndeshja ishte e ngushtë deri në fund, me Jordan Loyd që shënoi 27 pikë, ndërsa Deni Avdija spikati për Izraelin me 23 pikë e 9 kërcime. Kjo ishte fitorja e dytë për Poloninë, që po konfirmohet si surprizë e grupit.
Spanja – Bosnja dhe Hercegovina 88-67
Skuadra e trajnerit Adis Beçiragiq, aktualisht edhe trajner i Trepçës, u mposht thellë nga Spanja. Me këtë disfatë, Bosnja mbetet me një fitore dhe një humbje në grupin C që po luhet në Qipro.

Belgjika – Islanda 71-64
Në një përballje dramatike, Belgjika e trajnerit Dario Gjergja, djalit të famshmit Josip Gjergja, përmbysi Islandën me një seri 16-2 në fundin e ndeshjes. Lecomte ishte lojtari më i mirë me 16 pikë, 6 asistime dhe 4 kërcime. Belgët u rikthyen pas humbjes ndaj Francës dhe tashmë kanë një fitore e një humbje.
Francë – Slloveni 103-95
Sllovenia pësoi disfatën e dytë radhazi, kësaj radhe nga një Francë dominante. Edhe pse shënuan 95 pikë, sllovenët nuk mundën të ndalin ofensivën e furishme franceze.

Rezultate të tjera të ditës:
-
Turqi – Portugali 95-54
-
Finlanda – Mali i Zi 85-65
-
Italia – Gjeorgjia 78-62
-
Gjermania – Lituania 107-88
-
Serbia – Letonia 84-80
-
Suedia – Britania e Madhe 78-59
-
Estonia – Çekia 89-75
-
Greqia – Qipro 96-69
Me pikë të plota nga 3 ndeshje janë në Grupin A Turqia dhe Serbia, ndërsa në Grupin B Gjermania dhe Finlanda. Pa humbje nga 2 ndeshje janë edhe Greqia në Grupin C dhe Franca e Polonia në Grupin D.