Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
Futboll Vendi

Ismet Munishi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të KF Dukagjini

Ismet Munishi ka njoftuar largimin nga posti i trajnerit të KF Dukagjinit, duke përmendur arsye personale për vendimin e tij.

Përmes një njoftimi publik, Munishi falënderoi klubin dhe komunitetin e Klinës për mbështetjen gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për presidentin Fabian Veseli, drejtorin sportiv Korab Desku, si dhe për bashkëpunëtorët e stafit teknik: Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina.

„Faleminderit qytetarëve të Klinës për mikpritjen dhe mbështetjen. Lojtarëve u jam mirënjohës për përkushtimin dhe sakrificën e treguar. Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim“, shkroi ndër të tjera Munishi në mesazhin e tij.

KF Dukagjini ende nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me dorëheqjen dhe hapat e ardhshëm për stolin e skuadrës.