FC Vushtrria

FC Vushtrria

Luftë e hapur për kreun e tabelës, afrohen skuadrat me pikë pothuajse të barabarta.

Liga e Parë: Rezultatet, Jaava 11
Liga e Parë: Rezultatet, Jaava 11

Vushtrria – Feronikeli 74 | 1-0
Vushtrriasit mposhtin liderin me një supergol të Leutrim Islamit, duke i shkaktuar humbjen e dytë sezonale Feronikelit. Mysafirët nuk kishin pësuar që nga ndeshja e parë ndaj Vëllaznimit.

Liria – Trepça | 2-2
Liria regjistron barazimin e dytë radhazi, ndërsa Trepça nuk fiton për të katërtën ndeshje me radhë. Mitrovicasit rikuperuan dy gola disavantazh, duke marrë një pikë me vlerë në udhëtim.

Dinamo – Vëllaznimi | 2-1
Dinamo rikthehet te fitorja pas tri ndeshjesh pa pikë të plota, ndërsa Vëllaznimi vazhdon krizën – pa fitore në tri xhirot e fundit, prej të cilave dy humbje.

Kika – Trepça ’89 | 0-4
Trepça ’89 tregon formën e shkëlqyer me një fitore bindëse në udhëtim të vështirë në Hogosht. “89-shi” ka vetëm një humbje në kampionat dhe vazhdon të qëndrojë lart në tabelë me paraqitje të fuqishme.

Suhareka – Besa | 1-0
Suhareka vazhdon serinë pozitive – pa humbje në pesë ndeshjet e fundit, me tri fitore. Ndërkohë, Besa mbetet në krizë të thellë.

Rilindja 1974 – Ramiz Sadiku | 1-1
Prishtinasit mbeten skuadra më e vështirë për t’u mundur – kanë vetëm një humbje në 11 ndeshje, por edhe gjashtë barazime që po i penalizojnë në renditje.

Vjosa – Istogu | 1-1
Vjosa mbetet me vetëm një fitore në kampionat. Istogu, në anën tjetër, arrin një rezultat të mirë në udhëtim, duke marrë një pikë të vlefshme.

KEK-u – 2 Korriku | 0-0
Derbi i fqinjeve përfundon pa gola. Ky barazim i mban të dy skuadrat në fund të tabelës dhe larg zonës së sigurisë.

Tefik Çanga – Prizreni | 2-0
Tefik Çanga vazhdon të surprizojë. Me këtë fitore, tërnasit konfirmohen si një nga befasitë më pozitive të kampionatit pas 11 javësh.

Liga e Parë: Tabela, Java 11
Liga e Parë: Tabela, Java 11