Kjo javë zhvillohet në dy termine, e premte dhe e shtunë, ndërsa dy duelet kryesore zhvillohen të premten, Ramiz Sadiku – Vushtrria nën transmetimin televiziv.

Ka shumë ndeshje të rëndësishme këtë javë, si për sipër tabelës, si për luftën për ekzistencë, por dy ndeshje janë përplasje direkte: Ramiz Sadiku – Vushtrria dhe Trepça – Feronikeli. Të dy këto zhvillohen të premten, ndërsa ndeshja në Prishtinë transmetohet direkt.
Të shtunën kemi katër ndeshje të tjera më interesante, Trepça ’89 – Istogu, ndërsa Liria nuk do ta ketë lehtë në Suharekë, sikurse as Tefik Çanga në Hogosht, por edhe Rilindja 1974 nuk besojmë se do të dorëzohet aq lehtë në Ferizaj.
Kurse kemi edhe dy përballje direkte për ekzistencë, në Pejë Besa e pret Vjosën dhe në Prizren skuadra homonime 2 Korrikun që vjen pas fitores së madhe kundër Istogut.
