Zum Inhalt springen
Vëllaznimi - Besa

Java e 8-të në Ligën e Parë: fitore dramatike dhe gola vendimtarë në minutat e fundit

Von
2 Min. Lesezeit

Java e tetë e Raiffeisen Ligës së Parë solli emocione të shumta dhe rezultate befasuese në të gjitha fushat.

Trepça ’89 arriti një përmbysje të madhe ndaj KEK-ut (2-1), ndërsa Vushtrria fitoi një ndeshje spektakolare me pesë gola ndaj Vjosës (3-2). Feronikeli 74 siguroi fitoren 2-0 ndaj Tefik Çangës, kurse 2 Korriku shkatërroi Lirinë me rezultat të thellë 3-0. Prizreni regjistroi fitoren e parë sezonale duke mundur Dinamon 2-1, ndërkohë Suhareka surprizoi Trepçën në Mitrovicë me triumfin 0-2. Në kryeqytet, Ramiz Sadiku e mposhti Kikën minimalisht 1-0, ndërsa Vëllaznimi tregoi forcën në derbin dukagjinas, duke mundur Besën me rezultat bindës 3-0. Ndeshja e vetme pa gola u mbyll në Istog mes Istogut dhe Rilindjes 1974.

Raiffeisen Ligës së Parë – Java 8:

Trepça ’89 – KEK-u 2-1
Vushtrria – Vjosa 3-2
Feronikeli 74 – Tefik Çanga 2-0
2 Korriku – Liria 3-0
Istogu – Rilindja 1974 0-0
Prizreni – Dinamo 2-1
Trepça – Suhareka 0-2
Ramiz Sadiku – Kika 1-0
Vëllaznimi – Besa 3-0

GOLAT:

2-1 Prizreni ka shënuar edhe golin e dytë për fitoren e parë.

3-2 Vjosa ka shënuar një gol të vonë.

2-0 Feronikeli vendos fitoren ne sekondat e fundit të shtesës, Beseni realizues.

1-1 Dinamo barazon në Prizren me penalltinë e Sokol Kiqinës (87′)

3-0 2 Korriku shkatërron Lirinë, Ardit Gashi në minutat shtesë i jep vulë fitores.

1-0 Shënojnë prishtinasit krejt në fund të takimit.

1-0 Feronikeli më në fund shënon, Bahtiri (81′)

0-2 Suhareka nuk ndalet në Mitrovicë!

2-1 Trepça ’89 rikthen krejtësisht rezultatin!

0-1 Suhareka shokon Trepçën në Mitrovicë!

1-1 Trepça ’89 barazon.

3-1 Vushtrria duket se po i jep fund takimit, Ardin Dallku ka shënuar (64′)

3-0 Vëllaznimi me Elshanin, duket se derbi dukagjinas tani ka marrë epilogun final.

2-1 Ka rikthyer rezultatin Vushtrria me Floren Avdylin nga gjuajtja e lirë (62′)

1-0 Prizreni, a do të arrijë fitoren e parë në Ligën e Parë?

0-1 Shënon KEK-u me fillim të pjesës së dytë.

KK Tefk Çanga me karton të kuq! Ndëshkohet portieri.

2-0 2 Korriku nuk ndalet, sërish Maqedonci autor.

1-1 Vushtrria barazon me Solomon (34′)

1-0 2 Korriku, shënon Maqedonci.

2-0 Vëllaznimi (Emir Skenderi)

0-1 Vjosa ka shënuar në Vushtrri (22′)

1-0 Vëllaznimi (Rron Rogova 10′)


FERRONIKELI – TEFIK ÇANGA


2 KORRIKU – LIRIA


VËLLAZNIMI – BESA


VUSHTRRIA – VJOSA


ISTOGU – RILINDJA 1974


PRIZRENI – DINAMO


TREPÇA – SUHAREKA


TREPÇA ’89 – KEK-u

Teilen: Facebook X