Java e Tretë e Ligës së Parë: Derbi mitrovicas në qendër të vëmendjes

Trepça - Trepça '89
Trepça - Trepça '89

Të mërkurën, më 27 gusht, zhvillohen ndeshjet e javës së tretë të Ligës së Parë të futbollit të Kosovës, ku vëmendja kryesore do të jetë në derbin mitrovicas mes Trepçës dhe Trepçës ’89, që do të luhet në stadiumin “Riza Lushta”.

Trepça, liderja aktuale me dy fitore nga dy ndeshje, do të kërkojë të vazhdojë ecurinë e saj perfekte, ndërkohë që Trepça ’89 vjen pas një barazimi dhe një fitoreje të rëndësishme ndaj Lirisë në fundjavë. Skuadra e prirë nga Emin Baliqi, ndërkohë sot ka prezantuar edhe një futbollist, sulmuesin 20-vjeçar nga Shqipëria, sulmuesin Devit Demircani nga Teuta e Durrësit.

Skuadra tjetër me pikë të plota, Vëllaznimi, do të presë në Gjakovë ekipin e Istogut, i cili deri më tani ka arritur vetëm një barazim në dy takime.

Vushtrria, me katër pikë në dy javët e para, udhëton drejt Suharekës për t’u përballur me skuadrën e rinuar të këtij qyteti. Ndërkohë, Liria pas humbjes nga Trepça ’89, do të kërkojë rikthimin ndaj Tefik Çangës – skuadër e sapo ngjitur në këtë nivel, që gjithashtu ka grumbulluar katër pikë deri tani.

Në Pejë do të zhvillohen dy përballje: Rilindja 1974 ndaj Vjosës, me të dyja skuadrat që kërkojnë pikët e para pas dy humbjesh radhazi, si dhe Besa që pret 2 Korrikun – një tjetër duel mes skuadrave pa fitore, ndërsa prishtinasit ende nuk e kanë asnjë pikë.

Java e 3 – Raiffeisen Liga e Parë
E mërkurë, 27 gusht 2025 – Ora 16:30

Liria – Tefik Çanga
Trepça – Trepça ’89
Rilindja 1974 – Vjosa
Suhareka – Vushtrria
Besa Peja – 2 Korriku
Kika – Feronikeli 74
Vëllaznimi – Istogu
Dinamo – KEK-u
Ramiz Sadiku – Prizreni

 

Gani Sejdiu për Kërlaçkin para derbit të nesërm

Gani Sejdiu: Derbi me Trepçën sjell rivalitet, por kemi besim në forcën tonë