Jeton Beqiri: “E respektojmë Qarabagun, por ne e respektojmë edhe veten”

Shkendija konferenca
Shkendija konferenca

Nesër nga ora 20:00 në Shkup, Shkëndija e luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historin e klubit. Përballja në raundin e tretë të kaulifikueseve të Ligës së Kampionëve kundër Qarabag të Azerbajxhanit.

Shkëndija ka shtre rrugën drejt qëllimit që ka, për të arritur deri atje, duhet të mposhtën skuadra si Steaua, e nesër edhe si Qarabagu, pjesëmarrëse e rregullt nëpër grupet e kupave evropiane.

Për këtë është i vetëdijshëm edhe kryetrajneri Beqiri edhe futbollisti me shumë përvojë, Besart Ibrahimi.

 

Jeton Beqiri: “Po e respektojmë Qarabug, por ne e respektojmë edhe veten”

“Normalisht çdo skuadër në Kupat e Europës i ka cilësitë e veta, pavarësisht a është Qarabagu apo bëhet fjalë për ndonjë skuadër tjetër. Është e rëndësishme që ne të jemi në nivelin maksimal si skuadër dhe pastaj duke bërë analiza gjatë javës, duke analizuar pikat e forta të atyre, do të mundohemi që ti neutralizojmë dhe do të mundohemi që nga rastet e krijuara ti shfrytëzojmë ato”, ka thënë para ndeshjes së nesërme, kryetrajneri tetovar.

“Bëhet fjalë për një skuadër jashtëzakonisht shumë serioze, që ka një trajner që udhëheq ekipin për 17 vite rresht, që është diçka e jashtëzakonshme. Por, ne e respektojmë edhe veten. Të dalim të bëjmë maksimumin, të respektojmë fanellën dhe në të njejtin moment është shumë e rëndësishnme që të bëjmë një paraqitje në nivelin më të lartë tonin, për shkak se ndeshjet e Ligës së Kampionëve nuk fitohet ose nuk luhen duke qenë në nivel më poshtë. Unë edhe pas ndeshjes së parë me Steauan, nuk isha i kënaqur me lojën dhe e dija që për të kaluar, duhet të luajmë më mirë dhe besoj që normalisht do ti kemi shanset tona, duhet të jemi shumë të fokusuar, duhet të jemi shumë agresiv dhe duhet të mundohemi që rastet të cilat do të na paraqiten, ti shfrytëzojmë një nga ato”, ka thën ndër të tjera, Jeton Beqiri.

Besart Ibrahimi: “Jane favorit, por ne jemi të gatshëm”

Besart Ibraimi: “Unë besoj që nëse e japim maksimumin si në ndeshjet ndaj TNS-së dhe FCSB-së, edhe  Qarabag nuk është ndonjë ekip që nuk mundet ta kalojmë. Normal ata janë favorit, por e rëndësishmja është që ne jemi të gatshëm, jemi një grup i mirë, punojmë fortë, e kemi analizuar ekipin kundërshtar dhe besojmë që do të bëjmë diçka më të mirë”.