Zum Inhalt springen
WhatsApp Image 2025 11 03 at 3.52.21 PM

Josa mposht Nuhiun në debutim

Von
1 Min. Lesezeit

Tirana mposhtet në shtëpi, autogoli i Verës i jep fitoren Bylisit.

Tirana ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, këtë herë në “Selman Stërmasi” përballë Bylisit, me rezultatin 0-2. Mysafirët zhbllokuan sfidën që në minutën e 10-të me një gol të Përgjonit, pas një gabimi të rëndë në mbrojtje.

Kulmi i ironisë për bardheblutë erdhi në minutën e 71-të, kur mbrojtësi Vera, në përpjekje për të kthyer topin te portieri, realizoi një autogol komik që vulosi fatin e ndeshjes.

Pavarësisht ndryshimeve në stol me ardhjen e trajnerit Ardian Nuhiu, Tirana nuk arriti të reagojë, ndërsa Bylisi konfirmoi formën e mirë me një tjetër fitore surprizë në transfertë.

Standings provided by Sofascore

 

Teilen: Facebook X