Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 5 August 2026
Abissnet Superiore

Ju kujtohet Bintsouka i Drenicës? Kjo është skuadra e tij e re!

Partizani ka zyrtarizuar rikthimin e Archange Bintsouka – kongolezi që ishte paraqitur nën fanellën e Drenicës në edicionin 2022-23, duke shënuar 7 gola në 28 paraqitje, përcjellë „Kërlaçki“.

Ai mbërriti dje në Tiranë pas tre muajsh mungesë dhe sot është gati të rikthehet menjëherë në stërvitje nën drejtimin e trajnerit Mladen Milinkoviç.

Me ndeshjen e parë të sezonit kundër Vorës vetëm tre ditë larg, koha përgatitore është e kufizuar, por motivimi i Bintsukës mbetet i lartë.

22-vjeçari ka punuar individualisht gjatë kohës që ishte në Kongo dhe ka vazhduar të përfaqësojë Partizanin në përfaqësuesen e tij.

Sipas Transfermarkt, Bintsuka është sulmuesi më i vlerësuar i të kuqve dhe gjithashtu futbollisti më i përfshirë në gola nga skuadra gjatë dy sezoneve të fundit, duke e bërë rikthimin e tij një përforcim të rëndësishëm për merkato.

Bintsouka
Bintsouka